Ancelotti: Bayerni nuk e deshi ndryshimin

19:54 / E martë, 28 Gusht 2018


Carlo Ancelotti beson se ai është përballur me një “problem filozofik” në Bayern Munich sepse “ata nuk dëshiruan që t’i ndryshojnë gjërat”.

Trajneri i Napolit fitoi Bundesligan në sezonin e tij të parë në Gjermani, por u shkarkua në fillim të sezonit të kaluar pasi u mposht nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

“Përvoja në Bayern ishte pak e pazakonshme”, ka pranuar Ancelotti duke folur për DAZN.

“Gjërat janë duke shkuar keq, ne fituam të gjitha ndeshjet në shtator. Mendoj se më shumë ishte një problem i filozofisë sime: ata nuk dëshironin ti ndryshonin gjërat. Unë doja”.

Ancelotti ka zëvendësuar Maurizio Sarrin në Napoli pasi që ai shkoi në Chelsea.

“Gjithmonë duhet të llogarisni në atë se çfarë është bërë, njëjtë edhe nivelin e lojtarëve, pastaj natyrisht trajnerin dhe idetë e tij. Ju keni nevojë që të përpiqeni gradualisht ti implementoni idetë e juaja, mandej edhe trajnerët e tjerë kanë idetë e tyre”.

“Keni nevojë që ti implementimin gradualisht, pa i larguar edhe gjërat e mira që janë bërë në të kaluarën. Gjëja më e rëndësishme është që ta merrni në konsideratë çdo karakteristik të çdo lojtari; ky duhet të jetë modeli dhe sistemi i juaj, jo e kundërta. Gjëja e parë që kam dashur të punoj në Napoli ka qenë saktësisht kjo: të mos largojë më të mirën e kësaj skuadre”.

“Ne jemi duke i shtuar asaj disa detale, sikurse janë si të luajmë më direkt dhe më të hapur. Nuk e di sa do të zgjat, por ne po mendojmë që ta bëjmë shpesh”.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400