Anglezët gjejnë fajtorin, ja kush i “eliminoi” kundër Kroacisë

15:06 / E enjte, 12 Korrik 2018

Tifozët anglezë duket se e kanë zbuluar arsyen përse është eliminuar Anglia nga gjysmëfinalja e Botërorit nga Kroacia.

Bëhet fjalë për Mick Jagger, i cili ishte i pranishëm në stadium mbrëmjen e djeshme dhe kjo prani e tij vazhdon të konsiderohet si ters për ekipin që ai mbështet.

Ikona e Rolling Stons ka një historik jo shumë pozitiv në lidhje me pranitë e tij në aktivitetet të tilla futbollistike. Në botërorin e vitit 2010 ai mbështeste Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku me ish-presidentin Bill Klinton ishin në tribunë, kur në atë ndeshje SHBA-ja u mund 2-1 nga Gana dhe u eliminua, transmeton “TCH”.

4 vite më pas në botërorin tjetër Jagger zgjodhi të mbështeste organizatorët e botërorit Brazilit në ndeshjen kundër Gjermanisë kur ata u turpëruan 7-1.

Duke patur këtë historik, tifozët anglez gjithmonë i druheshin mbështetjes dhe pranisë së tij, deri kur e panë në tribunën e stadiumit të Moskës në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Kroacisë, ku nën mbështetjen e tij 3 luanët u eliminuan nga botërori.

Një tjetër provë për dyshimet e të gjithëve…

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400