Anglezët tentuan të shënonin në portën e zbrazët kur kroatët gëzoheshin pas golit të Mandzukic

14:50 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Këtë Kampionat Botëror është parë një gjest interesant tek skuadrat që festonin pas golit, kur një lojtar nuk bashkohej dhe qëndronte në fushë.

Kjo i ndodhi së pari Anglisë, kur para tri javësh, Harry Kane shënoi nga penalltia, dhe çdo lojtar që ishte në fushë u bashkua me të në festë.

Pastaj, në një moment ‘çmendurie’, një lojtar i Panamasë kapi topin, dhe u nis drejt portës angleze për të shënuar. Natyrisht që tentimi i tij u ndal nga gjyqtari.

Tani që ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë ka përfunduar, kanë dal video interesante të tifozëve nga shkallët e stadiumit.

Në video shihen tre lojtarë të Anglisë duke u përpjekur ta kapin Kroacinë në ‘befasi’ pas golit të Mario Mandzukic në minutën e 109-të.

Kroacia vazhdoi festën, që shihej edhe në transmetim televiziv, por që përdoruesi i Twitterit, Vlasta Jeseničnik, përmes videos së tij zbulon aksionin e tre lojtarëve anglezë që u nisën nga mesi i fushës për të shënuar, e që nuk u paraqit në TV.

Ndeshja gjysmëfinale ishte mjaftë interesante, pasi Kieran Tripper i kaloi anglezët i pari në epërsi, ndërsa Ivan Perisic barazoi.

Heroi i Kroacisë doli të jetë Mandzukic që shënoi në vazhdime

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400