Babai i Milinkovic: “Në Madrid mund të shkojë pas moshës 25 vjeçare, tani opsioni më i mirë është Juventusi”

18:13 / E diell, 17 Qershor 2018

Sergej Milinkovic-Savic është një nga lojtarët që do të monitorohet më së shumti në Kupën e Botës në Rusi.

23 vjeçari, Sergej Milinkovic-Savic, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave Evropiane, pas sezonit mbresëlënës me Lazion në Serie A.

Real Madrid, Manchester United, Juventus dhe së fundi edhe Barcelona, janë duke e monitoruar zbulimin e drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare.

Por, babai i mesfushorit, Nikola Milinkovic, dëshiron që Sergej të rritet edhe më shumë si futbollistë në Itali, para se të largohet për një klub të madh, qoftë në La Liga, apo edhe Premierligë.

“Madrid? Në Spanjë mund të shkojë pas moshës 25 vjeçare, kur të rritet tamam si futbollist në Itali. Ashtu si Zidane. Juve tani do të ishte destinacini më i mirë i mundshëm. Një skuadër kampion, me histori, do ta ndihmonte shumë atë që të rritej si lojtar. Juve gjithmonë synon Championsin dhe Sergej aty mundet edhe të synojë Topin e Artë…”, tha Nikola Milinkovic për Tuttosport.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400