Babai i Neymarit u jep fund spekulimeve: E tashmja dhe e ardhmja e birit tim i takojnë PSG-së

08:59 / E mërkure, 14 Mars 2018

Babai i Neymarit iu ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhshmes së yllit brazilian duke theksuar se ai do të mbetet pjesë e Paris Saint-Germainit, përkundër raportimeve që e lidhin atë me Real Madridin dhe Barcelonën.

Thyerja e ashtit në shputën e këmbës së djathti bëri që Neymar të mungonte në ndeshjen e kthimit që PSG-ja e humbi 2-1 në përballje me Real Madridin në “Parc des Princes” dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 5-2 nga dy ndeshjet në 1/8 e finales.

Edhe pse ka më pak se një vit nga transferimi rekord botëror nga Barça në PSG për 222 milionë euro, spekulimet janë rritur se Neymar tani po e kërkon kthimin në Spanjë, me dy rivalët më të mëdhenj që përmenden si destinacione të mundshme të tij.

Por, sipas Neymar Sr, Neymar është duke menduar vetëm për liderin e Ligë 1.

“Neymari e ka të ardhmen në PSG. Edhe të tashmen e ka në PSG”, ka thënë babai dhe agjenti i Neymarit të martën në një konferencë për media në Brazil.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400