Barça bën ofertën e dytë për Willian

16:58 / E enjte, 12 Korrik 2018

Barcelona ka bërë ofertën e dytë, që besohet se është më e lartë se 53 milionë funte, për anësorin e Chelsea, Willian

Sipas Sky Sports Neës, Chelsea kishte refuzuar ofertën e parë prej 50 milionë funte, me bisedat që janë duke vazhduar në mes të dy klubeve me përfaqësuesit e lojtarit.

Burimet e Sky kuptojnë që oferta e parë e Barcelonës ishte bërë për ta tërhequr Willianin në Camp Nou para më shumë se tre muajve.

Për këtë ofertë Sky Sports kishte raportuar në maj,  e për brazilianin të interesuar janë edhe Manchester United, paraqitja e të cilit në Botëror mori kritika mesatare derisa Brazili u eliminua nga Belgjika në çerekfinale.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400