Barcelona e gjen zëvendësuesin e Iniestas

12:51 / E martë, 17 Prill 2018

Mediat italiane raportojnë se Barcelona tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Andres Iniestas.

Raportohet se Barça e dëshiron Luis Alberton e Lazios si zëvendësues të Andres Iniestas këtë verë.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi katalan është duke e konsideruar Alberton si zëvendësues të mesfushorit spanjoll, dhe kishte dërguar vëzhgues për ta monitoruar atë në derbin kundër Romës të dielën mbrëma.

Klubi katalan e kishte huazuar atë nga Sevilla në sezonin 2012-13, por mesfushori atakues nuk u ble përfundimisht pasi kishte shënuar vetëm 11 gola në 38 ndeshje për ekipin B.

Lazio do të kërkonte të paktën 30 milionë euro për Luis Alberton, i cili i ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 16 asiste në të gjitha garat këtë sezon.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400