Barcelona ia ofron një mbrojtës Juventusit

14:30 / E hëne, 16 Prill 2018

Raportohet se Lucas Digne i Barcelonës i është ofruar Juventusit, skuadër e cila është në treg në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Sipas Calciomercato,com, Digne me qejf do të kthehej në Itali, pasi transferimin në Barcelonë në vitin 2016 e arriti falë performancave gjatë huazimit të Roma, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, francezi është paraqitur vetëm 44 herë në dy sezone për Barçën, duke dështuar t’ia zërë vendin Jordi Albas.

Ndërkohë, sipas uebsajtit italian, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici e njeh shumë mirë Dignen nga periudhat e vëzhgimit të lojtarëve dhe se ky i fundit është i gatshëm ta braktisë Barcelonën.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400