Barcelona iu rikthehet fitoreve, + 20 pikë ndaj Real Madridit

18:09 / E shtunë, 17 Shkurt 2018

 

Barcelona e ka gjetur përsëri rrugën e fitores duke e mposhtur Eibarin në udhëtim të shtunën pasdite, pas dy barazimeve radhazi në La Liga.

Eibar e priti Barçën në “Estadio Municipal de Ipurua”, në kuadër të javës së 24-të të La Ligës spanjolle, duke e mposhtur 2-0, raporton Express.

Barcelona gjeti rrjetën e portës kundërshtare përmes Luis Suarezit, i cili shënoi në minutën e 16-të, pas një super asisti nga Lionel Messi.

Kjo ishte e tera që të dy skuadrat ofruan në pjesën e parë e cila u mbyll 1-0 për mysafirët.

Pjesa e dytë prodhoi shumë raste nga të dy palët, të cilat nuk u shfrytëzuan. Eibar mbeti me një lojtar më pak në minutën e 66-të, kur Orellana u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Drejt në fund të ndeshjes, Jordi Alba e vulosi fitoren e Barcelonës.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 62 pikë në vendin e parë, 10 më shumë se Atletico Madridi në vendin e dytë dhe 20 më shumë se Real Madridi në vendin e katërt, por i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400