Barcelona ka harxhuar 100 milionë euro në gjashtë mbrojtës për ta zëvendësuar Puyolin

16:34 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Clemente Lenglet është lojtari i ri i Barcelonës, që i bie të jetë mbrojtësi i gjashtë që bashkohet në Camp Nou prej se Carles Puyol është larguar nga klubi. 

Mbrojtësi u largua në vitin 2014, klubi ka blerë lojtarë si Samuel Umtiti, Jeremy Mathieu, Thomas Vermaelen, Yerry Mina dhe Marlon.

Tani i fundit është Lenglet që bashkohet për 35 milionë euro.

 Prej largimit të Puyol janë harxhuar diku deri mbi 100 milionë euro që ai të zëvendësohet.E vërteta është që Umtiti ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe paraqitje të mira me Barcelonën.

Ai ka krijuar një dyshe të fortë me Gerard Piquen në qendër të mbrojtjes.

Edhe pse kjo dyshe po punon mirë klubi ka vendosur që të ofrojë edhe një lojtarë për ta rritur konkurrencën dhe kualitetin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400