Barcelona mbetet pa legjendën, Iniesta zgjedh klubin e ri

00:53 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

 

Barcelona do të mbetet pa një prej yjeve dhe legjendave kryesore të epokës së fundit të klubit, transmeton Gazeta Metro.

Andres Iniesta po e luan sezonin e fundit te klubi katalanas pasi në fund të sezonit do të fillojë epokën e re në Kinë, ku i është premtuar ofertë e majme që nuk lidhet vetëm me aspektin financiar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë që mesfushori 33 vjeç tashmë ka nënshkruar me klubin kinez Chongqing, që në fakt është befasi pasi është pritur që të transferohet te ndonjë klub më i madh në Azi.

Megjithatë, ky klub ka pasur marrëveshje të biznesit edhe më herët me lojtarin dhe kompania pronare e klubit, Desports, kanë investuar edhe në Granada që luan në Segunda B.

Iniesta do ta bëjë të ditur largimin këtë muaj, pasi edhe deklaroi që mund të jetë sezoni i fundit pas debaklit me Romën në Ligën e Kampionëve.

Iniesta është produkt i shkollës së futbollit të Barcelonës dhe ka shpenzuar tërë karrierën e tij në qytetin bregdetar, duke u vlerësuar si ndër mesfushorët më të mirë të kohës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400