Bavarezët kontaktojnë Pochettinon

00:07 / E shtunë, 17 Mars 2018

 

Bayern Munchen e ka kontaktuar trajnerin e Tottenham Hotspurit, Mauricio Pochettinon, duke kërkuar që ai ta zëvendësojë Jupp Heynckes, sipas pohimeve të Dietmar Hamann.

Heynckes mori përsipër bavarezët në mesin e këtij stinori, por mund të qëndrojë edhe pas këtij sezoni.

“E di që Bayerni ka qenë në kontakt me Pochettinon dhe që ai ishte një opsion – dhe ende mund të jetë”, ka shpjeguar ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Gjermanisë në një intervistë për Sky.

“Disa thonë që trajneri i Bayernit duhet të jetë një gjerman, mudn të jetë një zonë e rëndësisë, por jo e vetmja”.

“As Pep nuk ishte perfekt. Ka të bëjë me zgjedhjen e trajnerit më të mirë që është e mundur. Për mua, ai është Pochettino”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400