Ben Yedder: De Gea është portieri më i mirë në botë!

12:54 / E mërkure, 14 Mars 2018


Heroi i Sevillas në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, Ben Yedder ka disa fjalë për portierin spanjoll, David de Gea.

Hyri në fushën e lojës në minutën e 72’të dhe shënoi dy gola në minutën e 74’të dhe 78’të, duke kualifikuar skuadrën e Sevillas për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ai pas ndeshjes tha fjalë të mira për Unitedin dhe në veçanti për portierin spanjoll, De Gea.

“Ne e dimë se ai është një super portier. Ne e dimë se De Gea është një nga portierët më të mirë në botë. Unë vetëm përdora instinktin tim dhe as nuk e mendova këtë. Unë dhashë më të mirën. Ishte Manchester United dhe ende nuk po besoj që kemi vazhduar tutje. Tani jemi të fokusuar të vazhdojmë tutje”, tha sulmuesi francez.

Pas fitores 1 me 2 në “Old Trafford”, Sevilla ka siguruar biletën e çerekfinales.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400