Benzema ka humbur shpresat për Kombëtaren

00:54 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Benzema nuk e vesh më fanellën e kombëtares franceze që nga tetori i vitit 2015, kur shpërtheu skandali për çështjen e videove me drita të kuqe të asaj që u cilësua asaj kohe si një zhvatje e mbetur në tentativë, në dëm të ish-shokut të tij të kombëtares, Mathieu Valbuena.

“Të shpresoj për Botërorin? Futbolli të obligon të besosh gjithmonë, por nuk jam në kombëtare prej dy vitesh e gjysmë dhe nuk jam budalla që të gënjej veten”, shtoi Benzema në deklaratën e tij për “Canal Football club”.

“Kisha zhvilluar një sezon madhështor, por gjithsesi nuk u grumbullova për Kampionatin Europian të vitit 2016, dhe as mu dha më i vogli sqarim. Unë nuk kam patur kurrë probleme me Deschamps, por e di që për sa kohë do të jetë ai trajneri i kombëtares, unë nuk do të grumbullohem asnjëherë”, deklaroi sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, në lidhje me të ardhmen e tij në përfaqësuesen e Francës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400