Besoni ose jo, Zlatan Ibrahimoviç, ka prejardhje shqiptare (Foto)

13:58 / E martë, 23 Gusht 2016

Besoni ose jo, Zlatan Ibrahimoviç, e ka nënën me rrënjë shqiptare

Zlatan Ibrahimoviç tash e disa vite është njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë, por asnjëherë nuk është raportuar se nëna e anëtarit të Manchester Unitedit ka rrënjë shqiptare.

Sipas një biografie të publikuar nga faqja zyrtare e Paris Saint-Germain, thuhet se reprezentuesi i Suedisë ka nënën gjysmë kroate dhe gjysmë shqiptare.

“Zlatan është lindur nga një baba boshnjak dhe një nënë kroate/shqiptare”, shkruan në biografinë e Ibras, e cila është shkruar nga PSG, përcjell Express.

Ibra është lindur në vitin 1981 në Malmo të Suedisë. Ai është i biri i Shefik Ibrahimoviçit, i cili është me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe i nënës kroate/shqiptare, Jurka Gravic, e cila është lindur në rrethinën e Zaras (Zadar), përcjell Express.

Babai dhe nëna e Zlatanit kishin emigruar në Suedi, ku edhe ishin njoftuar para se të martoheshin.

Kurse, Ibra hapat e parë të karrierës i kishte marrë te skuadra e FC Rosengård dhe FBK Balkan. Më pas, ai iu bashkua ekipit të madh suedez, Malmo, ku qëndroi deri në vitin 2001.

Zlatan, më pas u transferua tek Ajax, ku qëndroi deri në vitin 2004. Te skuadra holandeze Ibra kishte bërë emër, nga ku u transferua te Juventusi, përcjell Express.

Më pas ai veshi edhe fanellën e Interit, Barcelonës, Milanit, PSG-së, derisa gjatë kësaj vere u transferua te Manchester United.

Ibra, i cili nga 1998 e ka përfaqësuar Suedinë, në vendin skandinave konsiderohet si një ‘Perëndi’. 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400