Blerja e re e Interit arrin në Milano

20:29 / E diell, 21 Janar 2018

Rafinha ka ateruar në Milano.

Para ndeshjes me Real Betis, në konferencë për media, Ernesto Valverde tha se Rafinha është lojtar i rëndësishëm për ekipin e tij dhe se do të ndihmojë Barcelonën me prezencën në Camp Nou.

Se pse Valverde i tha këto fjalë ende nuk dihet, por Rafinha nuk do të qëndrojë në Barcelonë.

Sipas Sky Spor, Di Marzio dhe Sky Calciomercato, Rafinha tashmë ka ateruar në Milano për ta kompletuar transferimin te Interi.

Mediat në fjalë kanë publikuar një foto të mesfushorit brazilian, ku është pritur nga tifozë e media të shumta në aeroport.

Ai pritet t’i kryejë nesër testet mjekësore, para se të kompletojë transferimin në Itali për 35 milionë euro plus tre të tjera bonuse.

Këto para Interi do t’i paguajë në verë, pasi Rafinha është marrë vetëm në formë huazimi deri në fund të edicionit 2017/18. /Gazeta Express/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400