Bombë nga Italia: Interi mund ta transferojë Ronaldon, por UEFA nuk e lejon (Foto)

00:29 / E premte, 19 Maj 2017

 

Piero Ausilio beson se në një të ardhme të afërt, Interi do të rikthehet në maje të futbollit evropian.

Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të ishte i arritshëm për italianët për shkak të çmimit të lartë, por një marrëveshje me yllin e Real Madridit është e paarritshme për shkak të Fai-Play financiar.

Sulmuesi portugez është katër herë fitues i Topit të Artë dhe një ndër lojtarët më me vlerë në histori të futbollit.

Ausilo ka bërë të ditur se Suning Group, janë në gjendje të thyejnë rekord në transferime, por kjo nuk mund të bëhet për shkak të rregullave.

“Pronarët e rinj mund të blejnë lojtarë me famë botërore, siç është Cristiano Ronaldo, por e vërteta është se nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të Fair Play financiar”, tha Ausilio.

Me këtë, drejtori i Interit deshi të tregojë se Zi Kaltrit do të rikthehen në maje të futbollit evropian, por dalëngadalë, pasi momentalisht nuk mund të bëjnë goditje të mëdha në transferime.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400