Bonucci: Falënderoj Zotin që nuk isha aty kur u akordua penalltia

10:02 / E martë, 17 Prill 2018

Leonardo Bonucci beson se edhe ai mund ta kishte humbur kontrollin nëse ende do të ishte lojtar i Juventusin kur u akordua një penallti në sekondat e fundit kundër Real Madridit.

Gianluigi Buffon u përjashtua nga loja pasi reagoi shumë ashpër kur gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti të vonshme për Madridin në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventusi po humbiste 3-0 nga ndeshja e parë por luftoi për ta barazuar në 3-3 duelin, megjithatë Cristiano Ronaldo e konvertoi në gol penalltinë në minutën e 97-të për ta dërguar Madridin në gjysmëfinale.

Bonucci, i cili e braktisi Juven për Milanin në fund të sezonin të kaluar, ka thënë se është falënderues se nuk ka qenë prezent kur ishte akorduar penalltia.

“Po, kam menduar me veten ‘faleminderit Zotit që nuk jam aty kur u akordua penalltia’. Kam menduar kështu sepse nuk do të mundë t’i mbaja nën kontroll instinktet e mia”, ka thënë Bonucci.

“Gigi është portieri më i mirë në histori të futbollit”, shtoi ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400