Calhanoglu largohet nga Milani, transferohet në Bundesligë

18:28 / E shtunë, 23 Qershor 2018
Hakan Calhanoglu mund të rikthehet sërish në Bundesligë pas një sezoni të kaluar në Serie A te Milani.
 Aventura e reprezentuesit turk te Milan mund të zgjasë vetëm një sezon.

Mediet në Itali raportojnë se për Calhanoglu, ka interesim nga Gjermania.

Është Leipzig që ka shprehur interesim për 24 vjeçarin, për të cilin Milanit mund t’ia paguajë deri në 30 milionë euro.

Calhanoglu te Milan ishte transferuar në verën e vitit 2017 nga Bayer Leverkusen.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400