Cech ka një lajm të keq për Chelsean

09:46 / E premte, 20 Korrik 2018

 

Petr Cech nuk planifikon të largohet nga Arsenal pas interesimit për rikthimin e tij nga Chelsea.

Petr Cech nuk do të largohet nga Arsenal.

Menaxheri i tij, Viktor Kolar e ka përjashtuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga skuadra e “Gunners”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Petr është i përqendruar te sezoni i ri dhe Arsenal nuk ka marrë asnjë ofertë për shërbimet e tij”, deklaroi Kolar për “ESPN”, përcjell “lajmi.net”.

Cech është përmendur si objektiv i ish ekipit të tij Chelsea, në rast të largimit të Thibaut Courtois, i cili kërkohet nga Real Madrid.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400