Chelsea ofron 135 milionë euro për Asension

10:33 / E mërkure, 14 Mars 2018

Chelsea është duke planifikuar të bëjë ofertë në vlerë 135 milionë euro për yllin e Real Madridit, Marco Asension, pohon Don Balon.

Klubi londinez është në dijeni se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka nevojë t’i mbushë arkat për ndryshimin e madh që do të bëjë në skuadër gjatë verës.

Megjithatë, derisa Asensio mund të joshet për të dëgjuar se çfarë ka për të thënë Chelsea, Perez nuk dëshiron ta shesë 22-vjeçarin.

Kjo pasi, përfaqësuesi spanjoll vlerësohet si pjesëtarë shumë i rëndësishëm në skuadrën e Real Madridit.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400