Cikalleshi vjen me një gol të bukur

23:42 / E hëne, 16 Prill 2018

 

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Superligën e Turqisë.Osmanlispor ka barazuar me Trabzonsporin me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Turqisë.

Në këtë barazim të vendasve, meritë të madhe pati edhe sulmuesi shqiptar, Cikalleshi, i cili ishte njëri nga shënuesit.

Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke kthyer të tijët në lojë, pasi ngushtoi epërsinë në 2-3.

Goli i sulmuesit kuqezi erdhi në minutën e 73-të dhe erdhi pas një lëvizje të mirë mashtruese në zonë, ku dribloi një kundërshtar dhe shënoi me lehtësi.Ky ishte goli numër gjashtë për sulmuesin e Shqipërisë, i cili po kalon gjysmë-sezon të mirë që nga huazimi në janar te Osmalispori.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400