Coquelin qon në qiell Xhakën (Foto)

20:37 / E premte, 06 Janar 2017

 

Francis Coquelin ka vetëm fjalë të mira për Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u transferua në “Emirates Stadium” nga Borussia Monchengladbach për 30 milionë funta, është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në formacionin e Arsene Wenger, që nga lëndimi i Santi Cazorlas.

Kështu mendon edhe bashkëlojtari i shqiptarit, Francis Coquelin – i cili lavdëroi Xhakën, shkruan “Express.co.uk”

“Ai ka kualitete dhe pasime të mrekullueshme – është lojtar i kompletuar”, tha fillimisht Coquelin.

“Nuk e di se sa paraqitje ka për Zvicrën, teksa është vetëm 24 vjeçar. Xhaka ende po adaptohet me futbollin anglez, por mendoj se po luan mirë”, shtoi ai.

“Çdo skuadër do të vuante në mungesë të Cazorlas. Ai ka qenë i mrekullueshëm që kur është transferuar këtu. Por, lojtarët të cilët kanë luajtur në atë pozicion, Ramsey e Xhaka – mendoj se kanë kryer punën siç është më së miri”, përfundoi Coquelin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400