Daliq: Unë nuk bëra asgjë, këta djem nuk janë normal

23:30 / E mërkure, 11 Korrik 2018

 

Zlatko Daliq ka shprehur emocionet e tij pas kualifikimit të Kroacisë në finale të Kupës së Botës.

Kroacia ka arritur të kualifikohet për në finale të Kupës së Botës, duke e mposhtur në gjysmëfinale Anglinë me rezultat 2:1.

Trajneri Daliq për këtë sukses ka përgëzuar lojtarët, duke thënë se ata nuk janë “normal”.

“Urime për djemtë e mi, ata nuk janë normal. Unë nuk bëra asgjë, të gjithë atë e bënë djemtë e mi. Krejt është fantazi se si ata luftuan dhe se si ata kanë vrapuar. Në sajë të tifozëve tanë në mbarë botën, në Kroaci dhe Bosnje”, ka thënë Daliq.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400