Dani Alves, 15 vjet kundër Real Madridit

14:53 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Historia e Dani Alves kundër Realit nis në prill të vitit 2003, me takimin Sevilla-Real Madrid.

Plot 15 janë lojtarët e PSG që janë përballur të paktën një herë me Realin e Madridit gjatë karrierës së tyre.

Mes tyre, edhe Dani Alves.

Braziliani spikat për numrin e madh të ndeshjeve kundër madrilenëve (43) dhe etapa e tij e suksesshme me Barcelonën bën që të ketë më shumë fitore sesa humbje (22 me 15).

Por, duhet thënë që sfida e fundit kundër “Los Blancos” ka qenë e dhimbshme për mbrojtësin e djathtë, pasi bëhet fjalë për finalen e Kardifit, ku Reali mundi Juventusin me rezultatin 4-1, transmeton “Top Channel”.

Historia e Dani Alves kundër Realit nis në prill të vitit 2003, me takimin Sevilla-Real Madrid, kur lojtari që sot luan me PSG pati përballë Zinedine Zidane. Në total, 15 ndeshje kundër Realit me skuadrën andaluziane.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400