Debat i nxehtë mes Batatinës dhe Durmishit: Trajneri i Llapit thotë se duhej shkarkuar trajnerët nga Shqipëria, zyrtari i Prishtinës e pyet se ku e morri licencën

11:17 / E hëne, 16 Prill 2018


Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe zëdhënësi i klubit të Prishtinës, Avni Durmishi, janë përfshirë në një debat shumë të nxehtë mbrëmë në Emisionin Arena në Tribuna Channel.

Batatina ka përdorur përsëri gjuhën e ashpër për trajnerët nga Shqipëria.

Sipas tij, Mirel Josa do të shkarkohej moti nga Prishtina, po të ishte trajner kosovar.

Durmishi ndërhyu duke thënë që trajnerët nga Kosova janë 20 vjet prapa.

Ai e pyeti Batatinën se çfarë kanale ka përdorur për t’u licencuar pikërisht në Shqipëri si trajner.

Debati ka vazhduar me akuza dhe kundër-akuza, të cilat mund t’i shihni më poshtë

https://www.facebook.com/GazetaARENA/videos/1646585602088410/?t=2

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400