Dëmtim i rëndë, Sadiku mund të mungojë 6 muaj

12:34 / E diell, 05 Gusht 2018


Dëmtim i rëndë për Armando Sadikun në miqësoren që Levante zhvilloi dje kundër skuadrës holandeze, Herenven.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë, por në minutën e 70-të doli i dëmtuar nga fusha.

Klubi i Levantes ka konfirmuar se dëmtimi i pësuar nga lojtari ka qenë në gjurin e majtë.

Mirëpo, bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe tashmë Sadiku rrezikon disa muaj larg fushave.

“Dyshohet se Sadiku ka një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë. Shkalla e tij do të përcaktohet më saktë pas testeve të detajuara mjekësore”, shkruhej ndër të tjera në sqarimin që klubi spanjoll bënte për shqiptarin.

Ky dëmtim vulos momentin “jo” të Sadikut, që prej javësh përflitej se do të largohej nga Levante.

Në miqësoret e fundit të Kombëtares sulmuesi nuk u grumbullua, ndërkohë që tashmë dëmtimi i tij është goditje e rëndë për kuqezinjtë në prag të Ligës së Kombeve, teksa ndeshja e parë do të luhet më 7 shtator kundër Izraelit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400