Derbi i Zvicrës i mbushur me shqiptarë

12:52 / E diell, 29 Korrik 2018
Futbolli zvicerian duket se është “pushtuar” nga futbollistët shqiptarë. 

Përveç atyre që luajnë me Kombëtaren e Zvicrës edhe në klubet e këtij shteti aktivizohen shumë futbollistë me origjinë shqiptare.

Së fundmi janë zhvilluar edhe ndeshjet e para të javës së dytë në elitën e futbollit zviceran.

Derbi mes skuadrës së Zurich dhe Grasshoppers është pritur me shumë emocione dhe në fund Zurich fitojë me rezultat 2-0.

Por ajo që u vu re në këtë ndeshje ishte aktivizimi i 7 lojtarëve shqiptarë nga të dyja skuadrat.

Bujar Lika e Nedim Bajrami e nisën nga minuta e parë këtë sfidë për vendasit e Grasshoppers.

Ndërkohë në pjesën e dytë në lojë u aktivizua edhe super sulmuesi Shani Tarashaj që u rikthye nga lëndimi.

Por Zurichu të udhëhequr nga Hekuran Kryeziu arriti fitore bindëse.

Gjithashtu në këtë sfidë kanë luajtur edhe dy mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Ndërkohë në pjesën e dytë radha ishte për debutimin e Benjamin Kolollit.

Pas dy ndeshjeve të para, Zurichu e sheh vetën si lider me gjashtë pikë, ndërkohë Grasshoppers ende nuk ka marrë pikë këtë edicion.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400