Deri dje e kritikuan ashpër, Wenger godet tifozët e Arsenal

00:36 / E martë, 24 Prill 2018

 

Në momentin kur u konfirmua lajmi për largimin e Arsene Wenger nga Arsenal në fund të këtij sezoni pas 22 viteve të kaluar në bankinën e “Topçinjve”, një numër i madh i tifozëve të skuadrës nga Londra Veriore, iu gëzuan këtij lajmi, pasi kishte kohë që po e kërkonin largimin e trajnerit francez.

Pati edhe të atillë që e morën lajmin shumë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer, mirëpo pjesa më e madhe mendojnë se ka ardhur koha që Wenger të largohet.

Në letrën e tij zyrtare kur informoi të gjithë për largimin e tij, Arsene Wenger shkroi një deklaratë emocionuese, mirëpo së fundmi ka kritikuar goxha ashpër edhe një pjesë të tifozëve të Arsenal për mënyrën se si i vunë nën presion drejtuesit e “Topçinjve” për ta shkëputur marrëveshjen me të ashtuquajturin “Profesorin” francez.

Ai u shfaq thellësisht i pakënaqur me tifozët e “Topçinjve”, duke thënë se, skuadra e Arsenal respektohet më shumë jashtë Anglisë se sa brenda saj.

“Fansat tonë, nuk transmetojnë imazhin e unitetit që ne duam dhe kjo është e dhimbshme. Mendoj se klubi ynë është i respektuar në të gjithë botën, shumë më tepër se në Angli”, deklaroi Wenger.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur me tifozët, por klubi është shumë më i rëndësishëm sesa unë. Tifozët janë të mërzitur dhe unë mund t’i kuptoj dhe ta pranoj këtë situatë”, tha Arsene Wenger.

Megjithatë, për ndeshjen e fundit që Arsene Wenger e zhvillon me Arsenal në stadiumin “Emirates”, ka pasur interesim enorm për biletat, të cilat u shitën brenda vetëm pak orëve dhe pritet që stadiumi i Arsenal të jetë përplot për ndeshjen e fundit që Arsenal dhe Wenger e zhvillojnë në shtëpi për këtë sezon, më datën 6 maj kundër Burnley, në xhiron e parafundit të Premier League.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400