Dështimi i madh i Manchester Unitedit tregon se si u mashtrua nga Ronaldinho

22:18 / E martë, 12 Qershor 2018

 

Kleberson rezultoi të ishte një prej dështimeve më të mëdha në merkato te Mancheser United, në epokën e Ferguson, kur Sir Alex vështirë të gabonte ndonjë goditje.

Edhe sot braziliani kujtohet nga tifozët e “Djajve të Kuq” si një zhgënjim i madh, por faji mund të jetë mbi të gjithë edhe i yllit të Brazilit, Ronaldinho!

“Ronaldinho më pat thënë se do të shkonte te Manchester. Vazhdonte të më thoshte: ‘Hajde te Manchester!’ Dëshiroja të shkoja, por isha i dyzuar për shkak se nuk flisja anglisht dhe te United nuk kishte asnjë brazilian. Ronaldinho më joshi dhe shkova te Manchester, por ai nuk e bëri”.

Ishte vera e vitit 2003 dhe ndërkohë që Kleberson firmoste për United, Ronaldinho nënshkruante për Barcelonën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: inf[email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400