Disa nga fotografitë gjatë festimi të lojtarëve kroat pas fitores kundër Anglisë

09:25 / E enjte, 12 Korrik 2018

Kroacia siguroi biletën për në finalen e Kampionatit Botëror për herë të parë në historinë e tyre. Kroacia ka mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1 pas një nate të gjatë për të dyja skuadrat.

 

Kroacia ishte duke humbur me rezultatin 1-0 që nga minuta e 5’ pas një goli të bukur nga Kieran Trippier. Kroacia tentoi vazhdimisht për ta ndryshuar rezultatin dhe atë e arriti me anë të Ivan Perisicit i cili barazoi gjithçka në minutën e 68’, transmeton Gazeta Express.

Pasi rezultati ishte i barabartë, skuadrat shkuan në vazhdime, ku Kroacia doli fitimtare pas golit të Mario Mandzukicit në minutën e 109’, gol ky që i dërgoi kroatët në finale ku do të përballen me Francën.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografitë që u realizuan në mesin e lojtarëve kroat duke festuar fitoren historike për ta.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400