Drejtori sportiv i Man City: S’kemi shanse ta blejmë Messin

10:40 / E mërkure, 14 Mars 2018

Edhe pse Manchester City ka fuqi financiare për të shpenzuar miliona euro për blerjen e një lojtari të vetëm, drejtori sportiv i klubit, Ferran Soriano, ka insistuar se transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messit, as që vjen në konsideratë.

Spanjolli ishte zv.president financiar i Barcelonës nga viti 2003 deri më 2008 dhe e njeh Messin shumë mirë. Ai ka shtuar se 30-vjeçarit argjentinas është duke i pëlqyer jeta në kryeqytetin katalan.

“Nuk kemi shanse për ta blerë Messin”, ka thënë ai në një intervistë me disa mediume në Buenos Aires të Argjentinës.

“E njoh atë dhe familjen e tij shumë mirë dhe e di se janë shumë mirë në Barcelonë, i cili është vendi ku ai duhet të jetë. Ne do ta rrugëtimin pa të, gjë që do të jetë e vështirë sepse ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Ai ka ndryshuar çdo gjë, është gjeni”, shtoi ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400