Dy Lidhje Rajonale kërkojnë kuvend zgjedhor, Agim Ademi shihet si pasardhës i Fadil Vokrrit

11:06 / E enjte, 14 Qershor 2018

 

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë javë që shkoi, ndërsa tani po mendohet për pasardhësin e tij.

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë ftuar nënkryetarin e FFK-së, Agim Ademin që të thërras kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.

‘GazetaBlic’ ka siguruar një dokument ku shihet se LRF e Gjilanit dhe LRF e Prizrenit kërkojnë që kryetari i ri i FFK-së të zgjidhet menjëherë, në mënyrë që të mos ketë boshllëk institucional.

Sikurse Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit ashtu edhe Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit kanë propozuar Agim Ademin për kryetar të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vendimin nga LRFP e kanë marrë përfaqësuesit e KF Opojës, KF Ballkanit dhe KF Lirisë.

Agim Ademi është pjesë e FFK-së tash e disa vite.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400