E bujshme: Januzaj te skuadra e madhe evropiane

11:46 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Pas largimit të Rachid Ghezzal në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Aldo Kalulu-t si huazim te Rennes, Olympique Lyonnais kërkon të përforcojë sektorin e sulmit.

Pista që të shpinte te Djordevic nuk u përkrah nga presidenti Jean-Michel Aulas, “Les Gones” janë gjithsesi aktivë në merkaton e transferimeve ku kërkojnë një lojtar të aftë të zhvillohet në lojën në krah, një kërkesë e trajnerit Bruno Genesio.

Sipas “L’Equipe”, Olympique Lyonnais po punon prej disa javësh në drejtim të Adnan Januzajt. I huazuar te Sunderland nga Manchester United, ndërkombëtari belg ka treguar një nivel të mirë, por gjithsesi është larg parashikimeve pas paraqitjeve të para më “Djajtë e Kuq”. Autor i një sezoni me ulje-ngritje me “Black Cats”, ai mbetet një lojtar shumëvlerësh që mund të zhvillohet edhe më në lojën në krah, pas sulmuesit e mund të vendoset gjithashtu edhe në rolin përpara qendrës. Ardhja e Adnan Januzaj do të ishte një goditje shumë e bukur për Olimpique Lyonnais, por drejtuesit janë ende në kërkim të mirëkuptimit me Manchester United. Titullar në nëntë ndeshje këtë sezon me Sunderland-in, 21 vjeçari Adnan Januzaj nuk ka shënuar asnjë gol në Premier League.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400