E paimagjinueshme: Rusia fiton rreth 10 miliardë euro nga Kupa e Botës

17:02 / E enjte, 12 Korrik 2018
Rusia po mendon që tani për efektin ekonomik që mund të ketë sjellë Kupa e Botës.

Kryeministri Dmitry Medvedev ka deklaurar se, buxhetit prej 9.1 miliardë eurosh për këtë turne do t’i shtohen edhe 800 milionë të tjera, për ta çuar atë në 9.965 miliardë euro.

Për sa u përket të ardhurave, parashikmet e qeveritarëve rusë përllogariten të jenë rreth 10.9 miliardë euro, që do të thotë fitim për ta, edhe pse jo në nivelet që priten, megjithatë është ende herët për të bërë vlerësimet e sakta për ndikimin e Botërorit rus në ekonomi.

Në fakt, agjencia për matjen e riskut “Moody’s”, përpara fillimit të turneut kishte deklaruar se pavarësisht rritjes së të ardhurave nga turizmi, Botërori i vitit 2018 do të kontribuojë në ekonominë ruse për një afat të shkurtër kohe.

Ato që mund të kenë përfitime në këtë aspekt priten të jenë kompanitë që veprojnë në sektorin e turizmit. Këto të fundit do të kërkojnë që të përfitojnë nga momenti për të rritur ekonominë ruse, e cila pas zhvlerësimit të monedhës rubla ra në nivelet minimale përpara Kupës së Botës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400