E zbulon vetë: Legjenda i kthehet boksit pas 11 vitesh për duelin me McGregor

01:16 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Ish kampioni i boksit në kategorinë e mesme, Oscar De La Hoya, ka bërë të ditur lajmin se është duke u stërvitur për një duel me irlandezin Conor McGregor.

De La Hoya vlerësohet si një ndër më të mirët e të gjitha kohërave në boks, ndërsa ka 11 vjet që nuk është ngjitur në ring.

Tashmë 44 vjeç, meksikani ka thënë se është ende në gjendje të boksojë.

“E di që ende e kam brenda. Tashmë kam stërvitur në mënyrë të fshehtë. Jam më i shpejtë dhe më i fortë se kurdoherë”, ka thënë De La Hoya.

“E di që mund të rrëzoj McGregorin në 2 raunde. Do të rikthehem për atë luftë. Dy raunde është krejt çka më duhet” theksoi ai.

Duket se meksikania mësuar nga gjuha që përdori në media McGrgor, që fitoi miliona euro në duel me Floyd Mayweather, edhe pse në ring u pa se ishte konkurrent i denjë për kampionin amerikan.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400