Edon Zhegrova vjen me një tjetër gol mahnitës

17:15 / E shtunë, 21 Korrik 2018

 

Edon Zhegrova vazhdon të mahnitë në fanellën e Genk në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.

Genku ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj gjigantit grek, Olympiacos.

Në këtë fitore reprezentuesi i Kosovës kontribuoi me një gol të bukur dhe një asistim.

Zhegrova pranoi një top në krahun e tij të preferuar, duke depërtuar drejt zonës, dhe me të majtën e tij të saktë, mposhtin portierin e Olympiacos, me një gol ‘alla-Messi’.

Kujtojmë se Zhegrova ka arritur të shënoi pothuajse në të gjitha ndeshjet miqësore te Genkut.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400