“El Chiringuito”: Ronaldo merr katër trajtime të ndryshme në ditë për t’u rikuperuar për finale, ai do të luajë kundër Liverpoolit

10:47 / E premte, 11 Maj 2018

“Ronaldo do të jetë 100% gati për Liverpoolin”, e thotë shoku i Cristianos, Aguirre.

Edu Aguirre, gazetar i “El Chiringuito de Jugones” dhe shoku i ngushtë i Cristiano Ronaldos, ka bërë të ditur se ka biseduar me 33 vjeçarin portugez për lëndimin që pësoi në El Clasico kundër Barcelonës.

Aguirre tha se Ronaldo po kujdeset 24 orë për kyçin e këmbës dhe se ai është i bindur që do të jetë 100% gati për finalen e Ligës së Kampionëve me 26 maj kundër Liverpoolit.

“Cristiano Ronaldo është duke ia kushtuar 24 orë në ditë këmbës, po kujdeset për kyçin e këmbës së djathtë”, shtoi Aguirre, që bëri të ditur se të enjten ka bërë disa teste në qendrën stërvitore të Realit, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

“Ronaldo nga ora 10 e mëngjesit deri në mbrëmje, merr katër trajtime të ndryshme për kyçin e këmbës. Shembull njëra ndër to është Akupunktura, është teknika më e specializuar”, shtoi ai.

“Objektivi i Cristiano Ronaldos është dhe beson se do t’ia arrijë, të luajë gjashtë ditë para finales së Champions League. Ai dëshiron të luajë kundër Villarrealit gjashtë ditë para finales”.

“Ronaldo është i qetë. E njeh trupin e tij më mirë se të gjithë. Është i bindur se jo vetëm që do të arrijë në finalen e Kiev i gatshëm, por do të luajë edhe kundër Villarrealit”.

“Problemi i vogël është se ai u dëmtua në kyçin e këmbës së djathtë, të njëjtin kyç e kishte operuar në vitin 2009 kur erdhi te Real Madridi. Po të kishte qenë kyçi i këmbës së majtë, për një javë ai do të ishte tashmë në fushë”, shtoi mes tjerash Edu.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400