Erdogan reagon pas derbit të ndërprerë në Stamboll

21:37 / E premte, 20 Prill 2018

 

Presidenti i Turqisë Reccep Tayip Erdogan është deklaruar rreth derbit të ndërprerë ndërmjet Fenerbahçes dhe Besiktasit në Sukru Saracoglu.

Dueli i dy ekipeve të famshme të Stambollit u ndërpre pasi shikuesit sulmuan trajnerin e Besiktasit Senol Gunes, duke i shkaktuar atij lëndime serioze në kokë.

Incidenti, si edhe shumë zhvillime në Turqi kohëve të fundit mori edhe konotacione politike, pikërisht në kohën kur Erdogan, para pak ditësh, shpalli edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lidhur me derbin e ndërprerë Erdogan pohoi “këtu ka një sherr, dikush e ka organizuar këtë terror, kjo nuk është e rastësishme. Kjo nuk mund ti falet Tolgas (portierit të Besiktasit Tolga Zengin) dhe Seolit (Senol Gunes – trajnerit të Besiktasit). Të shohim se si do të veprojë federata e futbollit, por ne kemi edhe ministri të sportit edhe qeveri. Ky incident ëhstë provokim dhe ne nuk do të lejojmë që të kalojë pa u dënuar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400