“Është konfirmuar gjithçka, SMS do të shkojë te Juventusi”

23:32 / E enjte, 14 Qershor 2018

23 vjeçari Milinkovic-Savic kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho, që e do te Manchester United për t’i zëvendësuar Michael Carrick, që do të pensionohet si dhe Marouane Fellaini, i cili është afër largimit nga “Old Trafford”.

Moggi tha për “7 Gold” se marrëveshja është arritur për Milinkovic-Savic, transmeton Gazeta InfoPress.

Ai lëshoi bombën se edhe mbrojtësi i djathtë portugez, Joao Cancelo, që luajti te Interi në formë huazimi sezonin e kaluar, do t’i bashkohet kampionëve të Italisë.

“Për Cancelon kështu është situata: ai e do Juven dhe Juventusi e do atë”, tha Moggi.

“Operacioni do të shkojë sikur Milinkovic-Savic. Çmimi është arritur me Lazion tashmë, ai gjithashtu do të shkojë në Juventus”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400