Fabregas: Do të përpiqem ta bëj Messin të ndihet parehatshëm

11:48 / E mërkure, 14 Mars 2018

Cesc Fabregas thotë se është i motivuar për t’u përballur me Lionel Messin të mërkurën mbrëma dhe se është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’ia bërë të vështirë jetën ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona.

Spanjolli 30-vjeçar luajti përkrah Lionel Messit në Barcelonë nga viti 2011 deri më 2014, por sonte do të jetë kundërshtar i tij kur Chelsea i shkon në “Camp Nou” Barçës në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë në Londër, Chelsea dhe Barcelona u ndanë baras 1-1.

“Nëse kam fatin të luaj, është e vërtet se do të pozicionohemi në zona më pranë portës, por ta ndalim atë [Messin] do të jetë e vështirë, ama unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ta bërë atë të ndihet parehatshëm në mënyrë që të mos bëjë performancë të përkryer”, ka thënë Fabregas.

“Tani e shoh atë si rival që dëshiron të fitojë, dhe unë e dua të njëjtën gjë. Luajmë në ekipe të ndryshme dhe secili lojtar ia dëshiron më të mirën klubit të vet”, shtoi ai.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400