Federata njofton: Kjo është dita e fundit për afatin e janarit

11:29 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Federata e futbollit të Kosovës ka konfirmuar se data 31 janar është e fundit për transferimet.

Madje ata i kanë lutur çdo klubit që nëse e ka ndërmend të sjell ndonjë përforcim ta bëjë para 31-shit në mënyrë që t’iu shmangej tollovive.

Njofimi i plotë nga FFK-ja:

Njoftohen klubet që afati kalimtar i dimrit për futbollistë do të përfundojë më 31 janar, andaj ftohen që të gjitha lëvizjet e futbollistëve t’i paraqesin me kohë në administratën e FFK-së në mënyrë që të shmanget tollovia në ditët e fundit të afatit kalimtar. Po ashtu njoftohen klubet dhe opinioni i gjerë se tashmë selia e FFK-së ndodhet në objektin e ri, në afërsi të “Termkosit” dhe hotel “Victoria”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400