Fekir ende e do transferin në Liverpool

20:46 / E enjte, 12 Korrik 2018

Propozimi që Fekir të kalojë në Liverpool ende është i mundshëm pasi që lojtari i ka thënë pronarit të Lyonit, Jean Michel Aulas se ai ende dëshiron ti bashkohet skuadrës se Jurgen Klopp.

Sipas Daily Mirror, francezi që ishte afër ti bashkohet Liverpoolit para Botërorit, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të disa problemeve me testet mjekësore të tij.

Megjithatë, Mirror raporton që Fekir dhe Aulas kanë bërë një marrëveshje gojore që të rihapen negociatat për lëvizjen e tij në Liverpool.

Raporti vazhdon dhe thotë që Liverpool nuk do të rikthehej në marrëveshje në terma origjinal, por do të ristrukturojë atë duke u kthyer të pika fillestare.

Ristrukturim nuk do të thotë që marrëveshja me qenë më e ulët pasi që ajo mund të jetë edhe më e lartë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400