Ferdinand, Gerrard dhe Lampard tregojnë kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve

14:47 / E martë, 13 Mars 2018

Analistët e futbollit në BT Sport, Riod Ferdinand, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, kanë thënë njëzëri se Real Madridi është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Nëse parashikimet e tre ish-yjeve të Anglisë dalin të jenë të saktat, atëherë gjiganti spanjoll do ta fitojë këtë trofe të çmueshëm për të treten herë më radhë, transmeton Express.

Ekipi i Zinedine Zidane shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë ekipi i parë që prej Milanit më 1990 që e mbron me sukses titullin në Ligë të Kampionëve.

Reali ka kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Ligës së kampionëve pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales kundër Paris Saint-Germainit.

“Real Madridi thjesht për shkak të përvojës dhe faktorit Ronaldo”, ka thënë Ferdinand në BT Sport.

Gerrard ka shtuar: “Liverpooli ka shanse por Reali është favorit me të drejtë”. Para se Lampard të theksojë: “Pajtohem por është e vështirë të parashikosh”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400