FFK përmbush amanetin e Fadil Vokrrit voton për Amerikën, befason Shqipëria

22:06 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Sot është përzgjedhur vendi ku do të zhvillohet Kupa e Botës në vitin 2026.

Me shumicë votash, SHBA, Meksika dhe Kanada mposhtën Marokun që ishte kandidati tjetër për këtë organizim.

Kosova në këtë kongres votën e vetë e dha për palën fituese, pasi ashtu ishte edhe premtimi i Fadil Vokrrit.

Presidenti i ndjerë i FFK-së i kishte premtuar Meksikës se nëse pranohet në FIFA do t’ia jap votën për organizimin e botërorit.

Në anën tjetër, Shqipëria votën e vetë e ka dhënë për Marokun.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400