
Flamurtari i kërkon falje Vëllaznimit për atë që ndodhi
23:01 / E premte, 20 Tetor 2017
Flamurtari ka kërkuar falje për atë që ndodhi në “Xhamajl Ibishi”, ku tifozët sulmuan lojtarët e Vëllaznimit në fund të ndeshjes, në momentin kur futbollistët po festonin golin e barazimit. Ademi ka thënë se distancohet tërësisht nga kjo sjellje, të cilën thotë se e shkaktuan individë që nuk ia duan të mirën Flamurtarit, teksa ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin të gjitha detajet e ngjarjes dhe ndaj kryerësve të merren masa. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes kur Vëllaznimi barazoi në ndeshjen që e dominonte deri atëherë Flamurtari, kjo edhe shfaqi nervozizëm te disa tifozë. Njëri nga ta hyri në fushë dhe ika goditur me shufër hekuri dy futbollistë gjakovarë. Përleshjet kanë vazhduar edhe nga tifozë të tjerë. Këtu mund ta shikoni videon nga ngjarja e sotme në “Xhamajl Ibish”. Më poshtë është letra e plotë e kryetarit të KF Flamurtari: KF Flamurtari nga Prishtina i kërkon falje opinionit sportëdashës në Kosovë, e në veçanti KF Vëllaznimi nga Gjakova për ngjarjen e sotme në ndeshjen Flamurtari-Vëllaznimi. Me këtë rast dua të njoftojmë opinionin se personat të cilët kanë shkaktuar këtë ngjarje të shëmtuar futbollistike por edhe njerëzore nuk kanë të bëjnë me klubin tonë. Ne si klub distancohemi nga veprimet e tilla të cilat e dëmtojnë jo vetëm klubin tonë por edhe futbollin në përgjithësi. Jemi të vendosur që në asnjë mënyrë kjo ngjarje të mos ndikojë në raportet në mes të klubit tonë dhe atij të Vëllaznimit të Gjakovës për të cilët shprehim keqardhjen tonë. Para këtij takimi kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në mënyrë që kjo ndeshje të zhvillohet në frymën e fair–playt dhe në fakt sjellja e të gjithë protagonistëve në fushë ka qenë jashtëzakonisht korrekte nga të dyja palët. Me këtë rast kemi pësuar për shkak të disa individëve të caktuar që ishin të pranishëm në tribuna për të cilët dyshojmë se ishin kundër vet ekipit të Flamurtarit. Kërkojmë edhe nga organet e rendit që të marrin masat e duhura për shkaktarët e këtij incidenti. Krejt në fund shprehim edhe njëherë indinjatën e thellë për këtë ngjarje të shëmtuar dhe në të njëjtën kohë distancohemi nga çdo veprim i tillë. KF Vëllaznimi nga Gjakova jo vetëm që i kërkojmë falje por kërkojmë që të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë dhe së bashku të luftojmë këto dukuri negative, ndërsa neve na mbetet që të organizohemi dhe të bëhemi edhe më të fuqishëm në mënyrë që e mira të mund të keqen. Me respekt Imer Ademi, President i KF Flamurtari – Prishtinë Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress |
-
Inter kërkon rikthimin e Kovacic
-
“Messi është jashtëtokësor, por nesër do ta zbresim në tokë”
-
Ancelotti Arsenalit – Në Arsenal vetëm nëse keni projekt të duhur
-
Erdogan reagon pas derbit të ndërprerë në Stamboll
-
Neymar nuk ka klauzolë 300 milionë euro
-
Henry trajner i Arsenalit – pyesni Gazidisin
-
CR7 publikon një fotografi jashtë fushave të futbollit, tregon se bota sillet rreth tij
-
Drogba fjalë të mëdha për Mohamed Salah
-
Mustafi për Wengerin: Faleminderit nuk mjafton për ty
-
Kampioni i turpshëm më në fund lihet i lirë
-
Fergie për Wenger: Njëri nga të mëdhenjtë
-
Formacioni me lojtarët më të mirë të Wenger gjatë 22 viteve
-
Ferguson me deklaratë të madhe për largimin e Wengerit nga Arsenal
-
Klopp nuk po mendon për çmimet individuale që mund t’i fitojë Salah, shpreson të vazhdojë me këtë formë
-
“Ky, ky dhe ky të largohen” , kushtet e Neymar drejtuar Florentino Perezit
-
Pogba dëshiron të luajë me Ronaldon te Real Madridi
-
Neville: Wenger meriton lamtumirën më të mirë nga të gjithë ne
-
Analiza / “Messidependenca” e Barcelonës, të dhënat janë të ftohta…
-
“Ronaldo gjithmonë gjen një mënyrë për t’i heshtur kritikët”
-
Messi insiston te Barcelona për ta transferuar lojtarin e Atletico Madrid