Flet shqiptari që debutoi me Atletico Madrid (Foto)

14:38 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Keidi Bare ishte lojtari shqiptar që mbrëmë debutoi me skuadrën spanjolle, Atletico Madrid.

Mesfushori i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, u fut në lojë në humbjen e Madrilenëve ndaj Las Palmas në Kupën “Del Rey”. 19-vjeçari në ato 10 minuta sa luajti u shpreh shumë i lumtur dhe falënderoi të gjithë stafin.

“Për mua kjo ishte një debutim ëndrrash që prej sa kam ardhur këtu në Atletico Madrid. Unë jam shumë i lumtur dhe falënderoj stafin për mundësin që më dhanë mua, sidomos edhe shokët e mi që më ndihmuan shumë”, ka thënë Keidi.

Bare ka luajtur 12 herë me ekipin B të Atleticos dhe ka shënuar vetëm një gol, ndërsa për skuadrën A mbrëmë zhvilloi paraqitjen e parë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400