Galatasaray nuk heq dorë nga Mustafi

14:09 / E enjte, 09 Gusht 2018

 

 

Drejtuesit e Galatasarayt nuk e kanë ndërmend të dorëzohen për mbrojtësin Shkodran Mustafi.

Interesimi nga skuadra turke për mbrojtësin e Arsenalit është goxha i madh. Gjasat që Mustafi të largohet nga Arsenali janë të mëdha për shkak të paraqitjeve të dobëta në edicionin e kaluar.

“Arsenali pagoi 41 milionë euro për Mustafin dy sezone më parë, por nuk ka bindur dhe gjasat janë që këtë verë të shitet në ndonjë ekip tjetër. Interesim të madh për Mustafin ka shprehur skuadra turke Galatasaray”, njoftoi “dailycannon.com”, përcjell sot Koha Ditore.
Mustafi 26-vjeçar tek Arsenali u transferua në verën e vitit 2016 nga skuadra e Valencias. Karrierë më herët ka bërë edhe te Sampdoria. Me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Pjesë e Arsenalit është edhe Granit Xhaka.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400