Gattuso pas humbjes ndaj Beneventos: Ndihemi i turpëruar, u kërkojmë falje tifozëve

08:04 / E diell, 22 Prill 2018


Milani ka pësuar humbje të papritur kundër Benevento me rezultat minimal 1-0.

Kjo ka bërë të hidhërohet dhe nervozohet tejet shumë trajnerin Gennaro Gattuso, i cili ka kritikuar futbollistët kuqezinj.

Italiani nuk ka mundur ta përpij faktin se janë mposhtur prej skuadrës së fundit në renditjen tabelore, për më tepër në njëzet minuta kanë luajtur me një lojtar më pak ndërsa u ka kërkuar falje tifozëve.

Bacary Sagna dhe Patrick Cutrone (Getty Images)

“Është e qartë që ekipi ka një rënie në formë. Kur luani pa shpirt, ju turpëroheni në këtë formë”, tha trajneri për Mediaset Premium.

“Unë jam njeriu i parë përgjegjës, por kur e analizojmë lojën më vonë, alibi nuk do të kemi. Kur luani kundër një skuadre si Benevento, që luan futboll të mirë edhe nëse janë në fund të tabelës, nuk mund të luajmë pa vendosmëri apo shpirt”.

“Nuk kishte rëndësi nëse luajtëm me dy, tre ose katër sulmuese, sepse nuk e kishim fuqinë psikologjike për të ndonjë gjë”.

“Duhet t’iu kërkojmë ndjesë tifozëve, sepse ne veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi më mbrëmje të turpshme si kjo”, tha Gattuso.

Ndryshe, Milan zë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 54 pikë ndërsa Benevento renditet i fundit me 17 sosh.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400