Gerrard në Championship, kjo skuadër po e kërkon

12:22 / E martë, 17 Prill 2018


Skuadra e Ipswich Town dëshiron që sezonin e ardhshëm të luftojë për t’u futur në Premierligë.

Sipas mediave angleze, skuadra e Ipswichit është duke kërkuar trajner të ri dhe një prej kandidatëve kryesor është Steven Gerrard.

37-vjeçari u largua nga bota e futbollit në vitin 2016, por ai u rikthye menjëherë në vitin 2017, por si trajner i Liverpoolit në grupmoshat U18.

Skuadra e Ipswichit për momentin ka në stol trajnerin, Bryan Klug, megjithatë ata dëshirojnë me çdo kusht legjendën angleze, Gerrard.

Në këtë sezon, Ipswich ka grumbulluar 56 pikë në 43 xhiro në Championship dhe gjendet në pozitën e 12’të.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400